Lidhja e Kristit me Kejsin është kthyer në kryefjalë ditët e fundit në median rozë. Shkak janë bërë reagimet e Zazës, të dashurës së Kristit jashtë shtëpisë së Big Brother Vip, por edhe reagime e Sabianit, i cili ka dalë kundër kësaj romance të vajzës së saj teksa Kristin e ka qujtur një “çapaçul” që luan me dy porta.
Por, Kejsi duket e bindur se Sabiani nuk del kundër vendimeve të saj. E pyetur ditën e djeshme nga Luizi, Kejsi deklaroi se edhe nëse babai i saj del kundër lidhjes me Kristin, ajo do të ndjekë zemrën dhe do i dalë kundër Sabianit.
Luizi: Ke lënë për t’u kuptuar që je shumë e lidhur me babin dhe nëse kur të dalësh nga këtu të thotë që nuk duhet të vazhdosh më asnjë sekondë me Kristin, si reagon ti?
Kejsi: Nuk ka për të patur reagim të tillë. Me aq sa e njoh unë nuk do ndodhi ajo, por edhe nëse ndodh unë do ndjek zemrën time. Luizi: Do i dalësh kundra? Kejsi: Po.
Mbrëmjen e djeshme Keisi dhe Kristi dhanë puthjen e parë në buzë. Kjo erdhi në kuadër të një loje me dënime, por Kristi tha se nuk jep puthje kot.
Sakaq, pas kësaj është vënë re se Sabiani ka hequr të bijën nga Instagrami. Në këtë mënyrë ka dashur të theksojë më shumë qëndrimin kundër lidhjes së saj.