Vajzat e “Big Brother VIP2” kanë pasur mbrëmë një festë dedikuar vetëm atyre. Teksa shijonin nga një gotë verë dhe muzikën në sfond, ato kishin për të luajtur edhe lojën pyetje dhe d ënime. Nga ana tjetër, do ishin djemtë ata që do kujdeseshin për vajzat.
Pasi ka mbaruar mbrëmja e vajzave, edhe djemtë u janë bashkuar për të bërë lojën pyetje dhe dë nime. Luizi, i cili u është bashkuar më vonë banorëve, i ka bërë Kiarës një pyetje që e ka nervozuar. Këngëtari e pyeti moderatoren nëse ka kryer marrëdhënie dhe ajo i tha se ‘është e shëmtuar’ kjo pyetje.
Pjesë nga biseda: Kiara: Është e tur pshme që ma bën këtë pyetje në sy të çunave këtu. Armaldo: E tha njëherë, e dha përgjigjen. Luizi: E di sa çuna janë duke parë tani.
Kiara: Tani është e shëmtuar kjo që po bën. Luizi: Po nuk isha unë, nuk e dëgjova. Cila ishte përgjigja pra? Kiara: Nuk ta them Luiz, ja futa kot edhe para. Nuk e them, nuk është e bukur ta them.
Çifti i BBV, Luiz Ejlli dhe Kiara Tito janë pyetur gjatë një loje të organizuar në shtëpi se kur ka qenë hera e fundit që kanë kryer marrëdhënie intime.
E para që u pyet ishte moderatorja, e cila la të nënkuptohej se nuk ka qenë në një lidhje prej shumë kohësh. Kiara Tito tregoi se ka kaluar shumë kohë madje as muajin nuk e mbante mend.