Situata mes Luzit dhe Kiarës duket se është krisur dhe çifti po shkon drejt “divorcit”. Gjatë ditës së sotme Luizi i kërkoi Kiarës të thyente rregullat e lojës.
Kjo kërkesë e çudtishme e Luizit e tensionoi shumë Kiarën, e cila gjatë gjithë ditës ka qarë dhe hera herës edhe ka shpërth.er ndaj Luizit.
Luizi: E provove që i çoj njerëzit në limite. Kiara: Ik e mos hajde më. Por debati i tyre agravoi gjatë situatës së krijuar në tualet, ku Luizi e mbante tek lavamani dhe nuk e linte të dilte.
Kiara doli e përlotur në oborr ku pati një diskutim të ashpër me Luizin. Ajo i tha Luizit që një herë të vetme që i vjen mundësia të ketë një avantazh në lojë, ai nuk e lë atë të qetë.
Nga ana e tij Luizi i tha Kiarës se nuk i bëri asgjë, as nuk e preku, po thjesht po qëndronte te lavamani. Ajo tha se nisi të qante sepse nuk po merte dot frymë dhe se pavarësisht kësaj, Luizi nuk e mori mundimin të largohej nga aty.
Diksutimi mes dyshesh vijoi edhe në dhomën e garderobës. Kiara i tha Luizi se ka nevojë për hapësirën e saj dhe se veprimi që ai bëri në tualet është i pafalshëm. Sipas Kiarës, nëse ajo do ishte në vendin e tij, nuk do sillej njëlloj, por do i jepte hapësirën e duhur që ai të fitonte.