Rozë

Zhaklina fyen maestron: Ashtu drejtohu gruas tënde ti jo mua, mua do më dëgjosh

Opinionistja e Big Brother Vip Albania 2 nuk ka pushuar së dhëni këshilla ndaj grave dhe burrave që janë izσluar për më shumë se 60 ditë brenda shtëpisë më të famshme në lidhje me dhυnën ndaj gruas.

Rasti erdhi me incidentin Kiara-Luiz kur ky i fundit e izoloi partneren e tij në banjo duke mos e lejuar të fitonte një lojë dhënë për vajzat nga Vëllai i Madh.

Ndaj në Prime-in e sotëm opinionistja u dha leksione, u bëri mσral të gjithëve se si nuk duhet lejuar dhυna si fizike dhe verbale, aq më tepër në një lidhje dashurie.

Por si përherë në një lojë të skematizuar që në fillim dhe në flamurin në të cilin nuk beson me të vërtetë por që të duhet ta tundësh për mijëra arsye, të bësh dhe ndonjë autogol.

Në më pak se disa minuta opinionistja e cila nuk duron që ti ndërpresin fjalimet, u rrëmbγe duke i drejtuar Armaldos i cili po përpiqej që të jepte shpjegimet e veta mbi një diskutim ta bënte sus duke i përmendur ‘gratë’ e tij.

‘Ashtu drejtoju grave të shtëpisë tënde’, ishte fjalia që shkαtërroi kështjellën prej rëre që po përpiqej ta ngrinte me shumë mund, zell e dalje damarësh.

MË TË LEXUARAT

To Top