Hyrja e Shpatit në shtëpi ka trazuar “ujërat”. Menjëherë sapo hyri ai krijoi afrimitet me Nitën dhe Dean.
Me këtë të fundit ka patur më shumë ng acmime, ndërsa ishte Dea ajo që kërkoi nga ai të njiheshin pak më shumë me njëri-tjetrin.
Nga ana tjetër, në darkën pas spektaklit të kaluar, Nita deklaroi se ata njihen nga jashtë pasi kanë patur “diçka” bashkë.
Nita tha se historia mes tyre ka ndodhur disa vite më parë dhe se mes tyre, ka patur një puthje.
Nita: Menjëherë sapo erdhi Shpati e njoah direkt. Unë nuk di t’i fsheh emocionet dhe thash ta ndaj këtë histori. Nuk mu duk ndonjë gjë e madhe që e thash si gjë, pasi historia jonë është mbyllur. Unë dhe Shpati jemi shokë shumë të mirë. Ashtu vendosëm që para 4 vitesh. Nuk ka xhelozi.
Shpati: Jo, jo absolutisht jo.
Nita: Unë e përqafoj shpesh sepse e ndjej si shok timin.
Dea: Që në fillim, unë e kuptova që Shpati ka sens humori. Ishte pak argëtim dhe pak shaka i gjithë ngacmimi mes nesh. Ne të tre meremi vesh mirë.
Shpati: Përpara disa vitesh kemi qenë shokë të mirë me Nitën. Kurt ha që më njohu, më njohu nga sytë dhe jo nga trupi. Me Dean jemi shokë të mirë, po njihemi.
Dea: Mua dje mu bë një gjyq i madh për afrimitetin që pata me Shpatin, por nuk ishte kjo arsyeja. Por, u ndjeva keq kur ai qeshi me një batutë të Luizit, që mua nuk më pëlqeu.
Shpati: Luizi ka një borxh ndaj Tanit, dhe do të “sulmojë” Dean. Unë e kuptoj, është loja e tij.
Dea: Luizi ka dëshirë që do të përfshihet në çdo debati. Është e turpshme t’i flasësh një vajze ashtu për moralin dhe identitetin.