Orët e fundit ishin dramatike në shtëpinë e edicionit të dytë të Big Brother Albania VIP. Një pas një, u nxorën jashtë me pahir, dy personazhe të njohur.
Brenda dhjetë orëve u larguan Ermiona Lekbello dhe Eva Alikaj. E para iku pas një situate të rënduar mes sharjesh, ofendimesh dhe ngritje zëri e nervash që ka përfshirë atë banesë në dalje të Tiranës.
E dyta, iku edhe ajo me ceremoni, e përzënë nga produksioni, pasi i tha Luizit, “Unë ta ç aj kaf kën”.Big Brother vendosi që ajo të largohet nga shtëpia për shkak të fjalorit të përdorur në shtëpi.
Eva pati një debat të ashpër me Kristin, duke kaluar në ofe ndime. Produksioni tha në një njoftim publik se kush përdor ofendime, dhunë fizike apo çdo sjellje tjetër që c ënon integritetin e banorëve, do të eliminohet automatikisht nga loja.
Më herët përzunë një tjetër personazh Vip, Kejvina Kthella, pasi god iti Luizin. Po ashtu shtëpinë e ka lënë dhe këngëtarja Valbona Mema. Ndonëse u tha se doli për çështje familjare, ndjekësit kujtojnë faktin se natën para daljes u përfshi në një situatë plot te nsion dhe f erje.
Por çfarë po ndodh me personazhet VIP shqiptarë? Përse ata kalojnë caqet duke përdorur dh unë fiz ike dhe verbale?
Dhe, a po u shërben e gjitha kjo si reklamë që u shton më tej të ardhurat, apo imazhi i tyre po bie në tokë? Pak ditë më parë kur Eva Alikaj u bë pjesë e formatit Big Brother, Mark Simoni shprehte shqetësim, si të thuash, paralajmërues, kur shprehej:
“Për mua nuk është çështja se kjo aktore fiton apo jo. Por kam dëshirë që, publiku, (edhe kur të mbarojë ky edicion), të ketë po të njëtën simpati dhe admirim për këtë aktore të roleve gjithë energji dhe performancē, ta dojë po aq shumë sa e ka dashtë për vite e vite të tëra, atë Elsën e “Pallatit 176”. E them këtë, mbasi kam idenë se, ky format televiziv, jo rrallë promovon emra modestë dhe “minorë”, duke futur shpesh në krizë simpatinë publike ndaj njerëzve të njohur të filmit, skenës dhe ekranit”.
Dhe mesa duket, Simoni ka të drejtë, sepse po ndodh që e ashtuquajtura shtëpia më e famshme në Shqipëri, po shndërrohet në një banesë të përbashkët të disa personazheve, kinse VIP që nuk sjellin asgjë të dobishme për shoqërinë dhe as nuk shpalosin vlera. Edhe nëse ndonjë tek-tuk mund ta tentojë, nuk ia arrin dot pasi mbytet nga të tjerët.
Ndërsa në rrjet, ka pa fund kritika ndaj këtij reality show, duke u përbetuar se nuk ka asnjë vlerë, në të njëjtën kohë, rrjeti është i mbushur me audiencë shumë të lartë dhe të gjerë ndaj këtij reality show.Duam apo nuk duam, ata dominojnë shoqërinë shqiptare! /noa.al