Diskutimet për largimin e Eva Alikajt nisën menjëherë në shtëpi. Luizi po bisedonte me Kristin dhe Dean për debatin që ai pati me Evën, kur në atë moment, në kuzhinë u fut Kiara.
Kjo e fundit i tha Luizit “Mjaft” me këto diskutime. Përgjigja e tij ishte shumë e ashpër ndaj Kiarës.
Ai i tha asaj se nuk është askushi që t’i thotë “Mjaft”, ndërsa shtoi se Kiarën nuk e llogarit fare si banore në shtëpi.
Luizi shtoi se kur doli Ermiona ajo dhe të tjerët dolën të festonin jashtë, ndërsa me daljen e Evës, të gjithë u bënë “seriozë”.