Vazhdon tensioni midis çiftit Luiz-Kiara dhe është kjo e fundit ajo që vendos barriera. Kërkoi nga Luizi ti kërkonte falje dhe kur ai e bëri duket se nuk mjaftoi, shkruan Kryefjala.com.
Sot është një tjetër ditë ku ai përpiqet për pajtim por ajo e refuzon dhe në një video të postuar në TikTok duket duke fshirë shtëpinë me fshesë korenti.
Njësoj si kur bëjmë dush edhe punët e shtëpisë shoqërohen me këngë.Eh çfarë kënge zgjodhi Kiarita.. “Oh baby baby me ty du me kon çdo t’premteee” Po,po pikërisht ajo,refreni i këngës së Butrintit, shkruan Kryefjala.com
Kiara Tito dhe Luiz Ejlli i kanë dhënë fund diskutimeve mes tyre, duke u pajtuar. Ata kanë zhvilluar një diskutim në oborr vetëm për vetëm, duke sqaruar keqkuptimet mes tyre. Në fund të bisedës, Kiara e përqafoi Luizin dhe madje i dha një puthje.
Nga ana tjetër, këngëtari i premtoi moderatores që nuk do e bëjë më veprimin që bëri ndaj saj për provën e javës së kaluar.
Çifti patën një ftohje në marrëdhënien e tyre, për shkak se Luizi e bllokoi atë te lavamani për të fituar provën e javës dhe janë përfshirë nga debate të ashpra me njëri-tjetrin.