Gjatë një diskutimi të ndodhur spektaklin e shkuar në “Big Brother VIP” mes Armaldos dhe Zhaklinës, kjo e fundit iu drejtua tenorit me fjalët “Foli grave që ke në shtëpi kështu”. Mirëpo, kjo deklaratë nuk është pritur aspak mirë nga bashkëshortja e Armaldos, Aida.
Ditën e sotme janë bërë publike shumë mesazhe të dërguara në llogarinë e tij në lidhje me deklaratën e Zhaklinës, për të cilën Aida ka bërë më pas një reagim.
Në një status ajo shkruan se e respekton Zhaklinën dhe nëse ajo e mendon se ka thënë diçka gabim, ka aq karakter sa të kërkojë falje. Ajo kërkon që njerëzit mos të mbireagojnë dhe se me opinionistët mund të sqarohen privatisht.
Pas disa javësh që nuk flisnin me njëri-tjetrin, duket se Luiz Ejlli dhe Armaldo Kllogjeri po rregullojnë raportin me njëri-tjetrin. Ditën e sotme, Maestro ka hapur raftin me rroba të këngëtarit dhe i ka provuar.
Teksa po i provonte, Luizi i thoshte që t’i mbante. Por Maestro zgjodhi vetëm një xhaketë që i pëlqeu dhe që i shkonte.
Ai ua tregoi vajzave dhe ato i thanë se nuk i shkonte. Ishte Kiara Tito, ajo që i tha e para që nuk i shkonte dhe mendimin e saj e mbështeti edhe Olta Gixhari.
Kujtojmë se Maestro dhe Luizi kanë pasur një debat mjaft të fortë me njëri-tjetrin dhe shkak qenë bërë batutat e këngëtarit ndaj Armaldos.