Aktorja Eva Alikaj, e cila u përjashtua nga “Big Brother VIP” pas thyerjes së rregullave kryesore të programit me rekorde shikueshmërie, ka folur për herë të parë.
Pas debatit që ish-banorja bëri, fillimisht me Kristin dhe më pas momenti kulminant ishte me Luizin, atij të cilit i drejtoi fjalët kë rcënuese.
“Ta çaj k afkën”, iu drejtua aktorja Luizit, një frazë e cila çoi në marrjen e vendimit nga Vëllai i Madh. Por në “Shqipëria Live” Eva Alikaj, i kërkoi falje shqiptarëve për gjuhën që ka përdorur gjatë debatit. “Ju kërkoj falje shqiptarëve që përdoora ato fjalë aty, pasi e shohin të gjithë, edhe të rinj”, tha aktorja.
Një tjetër personazh i njohur pritet t’i bashkohet së shpejti reality show-t “Big Brother Albania VIP”.Zoom.al mëson se bëhet fjalë për Antoneta Koçin. Ende nuk dihet nëse ajo do t’i bashkohet formatit të shtunën e kësaj jave, apo të martën e ardhshme.