Rozë

Luizi sëmuret/ Mësohet se Kiara nuk i ka folur sërish gjatë ditës së sotme

Mëngjesi i sotëm i ka gjetur sërish Kiarën dhe Luizin të heshtur dhe pa dëshirë për të komunikuar me njëri tjetrin.

Po çfarëndodhi gjatë natës që ata harruan puthjet e përqafimet e pajtimit pas 3 ditëve zënka?

Ai që ka mbajt qëndrim shumë të ftohtë ka qenë Luizi, i cili pasi i ka bërë kafen Kiarës, është ulur në verandë dhe nuk ka komunikuar fare me të.

As Kiara nuk është munduar të thyejë akullin, ndërsa shpeshherë janë ngacmuar dhe nga Olta e cila i ka pyetur nëse ishin zënë bashkë.

E çuditshme është që e gjithë kjo situatë ka ndodhur nga darka në mëngjes, ndërsa shumë komentues thonë se Kiara me Luizin kanë biseduar për largimet e të shtunës. Ajo e ka siguruar që ai nuk largohet, por ai është shprehur: E di ti apo e di unë?!

MË TË LEXUARAT

To Top