Gjatë mbrëmjes së djeshme banorët patën mundësin që të shikonin mesazhet që fansat iu kanë dërguar, përmes platformës “Big Love”, që u prezantua disa ditë më parë. Për më shumë se 30 minuta, banorët e “Big Brother Vip” lexuan të buzëqeshur mesazhet që kishin marrë nga fansat e tyre.
Megjithatë nuk ka munguar një “dramë” apo një “skenar i produksionit” edhe këtu. Një mesazh që i kishte ardhur Kiara Titos, së bashku me një çokollatë, shkruante: “Përshëndetje Kiara, shumë dashuri”. Kiara e falenderoi fansin dhe e buzëqeshur hodhi kunja edhe ndaj Luizit, me fjalët, “Të puth fort Klevis. Jemi të dy me shkronjën “K”, Kiara Klevis”.
Por, në fakt, nuk paska qenë ky mesazhi i vërtetë që Klevisi i ka dërguar Kiarës. Mesazhi i plotë dhe i saktë shkruan: “E dashur Kiara Tito (Ejlli), ju përqafoj edhe ju adhuroj, faleminderit për emocionet që na jepni natë-ditë!”. Këtë e ka bërë të ditur vetë personi që e ka shkruar, pra Klevisi, përmes një postimi në rrjetet sociale.
Krahas mesazhit, ai shkruan se produksioni ka ndryshuar fjalët e tij dhe “është tallur me paratë e popullit.” “Mesazhi që i kam dërguar Kiarës ka qenë një çokollatë me këto fjalë që kam shkruar poshtë. Më vjen keq, por produksioni tregoi edhe një herë që është duke u tallur me lekët e popullit”- shkruan ai. Shiko foton: