Sot në “Ftesë në 5” me Bieta Sulon u diskutuan banorët e BBVA, të cilët janë më të komentuarit e momentit. Përmes një paneli me profesionistë në fushën e sportit si Klodiana Shala e bukurisë si Eduart Deda e Greis Petroviç, në studio u shpallën banorët me fytyrën dhe trupin më të bukur.
Banori më i bukur u shpall Kristi, edhe pse për Klod Shalën asnjë nga djemtë s’ është i palestruar sa duhet. Unanimisht vajza me trupin më të bukur u shpall Nita, ndërsa Olta dhe Kejsi ishin në garë për vajzën më të bukur.
“Olta Gixhari është bukuri e rrallë dhe natyrale”, tha Edi, ndërsa Klodi dha votën e saj për Keisin.Si përfundim Olta u shpall si banorja më e bukur në BBV nga të ftuarit, ndërsa Luiz si djali më i bukur brenda shtëpisë.
Sonte është spektakli i madh i “Dancing With Big Brother”. Banorët të ndarë në çifte do perfojnë përpara një jurie profesioniste dhe njëri prej tyre do shpallet fitues.
Çifti që do të fitojë do përfitojë një avantazh në lojë, i cili do bëhet me dije nga moderatorja Arbana Osmani nesër mbrëma.
Nita dhe Armaldo nisën të bënin provat në kuzhinë, ku të panishëm ishin edhe Olta me Shpatin, të cilët po udhëhiqnin hapat e tyre.