Në shtëpi mbizotëron një atmosferë e nderë që prej ditës së Martë kur u lexua zarfi i zi i cili paralajmëroi që Vellai i Madh nuk do falë më asnjë fjalë që konsiderohet cën uese.
Pas leximit të atij zarfi, e përjashtuara e parë ishte Ermiona dhe brenda ditës u përjashtua edhe aktorja Eva Alikaj.
Por kjo atmosferë e krijuar në shtëpi, është kaq e nderë sa Maestros i del një konfirmim që publiku ka kohë që e komenton nëpër rrjetet sociale.
Maestro pyet sa ditë u bënë që rrinë ashtu dhe kërkon Luizin me sy. Prej të Martës, i kujton Kiara.
Po tani ça të bëjmë ne, na thanë rrini kështu, kështu po rrimë, thotë Maestro. Po tregojmë veten dhe karakterin tonë duke nënkuptuar që lojës i ka humbur ai lezeti.
E vetmja që po e shijon këtë atmosferë është Olta. Në një bisedë me Maestron ajo i thotë që tani do e shikojë ai se sa do përmirësohet komunikimi mes banorëve.