Nik Xhelilaj, është një aktor me një karrierë brenda dhe jashtë kufijve të Shqipërisë. Ai është shprehur mbrëmjen e sotme se pas parave e suksesit “ e do dhe një nuse robi”. Këtë ai e tha teksa vogëlushi i Piter Pan i lexoi filaxhanin.
Pjesë nga biseda: Nik Xhelilaj: Po tjetër, naj nuse, naj gjë? Se prandaj kemi ardhur ne…Jemi që jemi, se edhe lekë edhe sukses, e do dhe një nuse robi që është rob.
Spiro: Këtu thotë se edhe një nuse do kesh. Nik Xhelilaj: Shqiptare, gjermane apo turke? Spiro: TurkeNik Xhelilaj: Bravo, ka lezet! Çok guzel.
“As turke, as gjermane nuk ka goditur, do të thotë që duhet të vijmë këtej nga mëmëdheu. Mbase mund të shohim çik me sy më të mirë Shqipërinë”, tha Xhelilaj teksa u pyet se çfarë kombësie e dëshiron partneren.
Çfarë është kuptimi i jetës për ty? -Me këtë ardhjen sot këtu me thënë të drejtën, me këtë emocion që më dhatë ju, do të thoja që ju fëmijët i jepni një kuptim tjetër, më të veçantë jetës.
Deri tani kisha një filozofi shumë të thjeshtë; të duash gjithmonë, të vazhdosh përpara, të zgjohesh, të punosh, të kesh një dëshirë të zgjohesh dhe të nesërmen dhe të pasnesërm. Por sot, pas këtij emocioni që dhatë dhe ju… ngacmuat një ndjesi, mbase mund të vijë një ditë ku dhe unë të kisha një pasardhës, një familje…