Rozë

A më dashuron? Kiara e lèndon me përgjigjen që i jep Luizit: Ne nuk përshtatemi

Kiara dhe Luizi kanë pasur momente e tyre të pajtimit gjatë këtyre ditëve, pas sherrit që duket se e ka ftohur marrëdhënien e çiftit, bazuar dhe në fjalët e moderatores se “ajo që ndodhi të ka nxjerrë pak nga zemra ime”.

Në një bisedë mes tyre mbrëmjen e të premtes, Luizi i ka kërkuar një përgjigje nëse Kiara e dashuron, përgjigje të cilën e ka marrë “me zor” një PO nga moderatorja.

Kiara: Njeriu perfekt është kur përshtatesh në cdo gjë, ti me mua nuk përshtatesh se jemi shumë të ndryshëm në karakter. Edhe unë kam gabimet e mia dhe kam nevojë të më thuash gabimet e mia.

Luizi: Unë kam gjetur njeriun e duhur me kalu jetën. Po ti? Kiara: Nuk e di. Luizi: A më dashuron? Nuk të pyes më. Duhet të përgjigjesh. Kiara: Nuk të përgjigjem, ti e di. Betohu që nuk më pyet më Luiz deri në një moment të dytë.

Luiz: Deri kur të ma thuash vetë pa të pyetur. Kiara: Po, Luiz Luizi: Po ça? Kiara: Po pra, përgjigja e pyetjes.Luizi: Cilës pyetje? Kiara: A më dashuron. Luiz: Dhe ti më thua po.Kiara: S’ka puthje.Luizi: E di desha me të puth në këmbë.

Më tej Luizi i ka thënë Kiarës se tek ajo ka gjetur njeriun e jetës dhe nuk dëshiron të ndahen më kurrë. Kiara nga ana tjetër është shprehur se ajo ende nuk e di nëse ai është personi i jetës së saj pasi janë shumë të ndryshëm. Sipas Kiarës njeriu perfekt është kur përshtatesh në çdo gjë.

“Njeriu perfekt është kur përshtatesh në çdo gjë. Ti me mua nuk përshtatesh në çdo gjë se jemi shumë të ndryshëm si karaktere”, i tha Kiara Luizit.

MË TË LEXUARAT

To Top