Të gjithë e mbani mend “Taramelen”. Xheisoni ishte një ndër fëmijët e “Në Kurthin e Piter Pan” që i bëri për vete të gjithë shqiptarët.
Për shkak se ai shqiptonte shkronjën “T” në vend të shkronjës “K” nuk ishin të pakta situatat kur ai krijoi humor dhe solli lumturi në të gjitha shtëpitë e shqiptarëve. Po ashtu, ai emocionoi të gjithë kur u bë me shtëpi të re.
Por “Taramelja” tashmë është rritur. Xheisoni është rikthyer në studion e “Në Kurthin e Piter Pan” mbrëmjen e të premtes. “Kam bërë shumë gjëra të mira këtu dhe mu kujtuan të gjitha momentet”, tha Xheisoni.
Këtë herë ai kishte një mesazh për gjyshin. Të mos shesë shtëpinë ku është rritur sepse thotë se ka kujtime të pafundme. Aty kërkon që të ndërtojë tashmë një fermë ose një restorant fshati.