Butrint Imeri ka qenë shumë i komentuar edhe pse nuk është pjesë e formatit Big Brother. Këngëtari është përmendur disa herë në shtëpi, janë vendosur këngët e tij e madje është përfolur se do hynte për të surprizuar Kiarën.
E duket se drama vazhdon pasi këtë herë një foto e tij ka shkaktuar reagime të shumta. Butrinti ka postuar një foto me kurorë e me luan.
Luani është shndërruar në sinonimin e Luizit brenda lojës dhe fansat e kanë marrë si provokim ndaj tij këtë fakt.
Mbetet për t’u parë sesi do të vijojë këngëtari të reagojë me përmendjen e emrit të tij nga fansat jashtë lojës.