Rozë

E pamë dhe këtë! Arbana Osmani nis ‘Big Brotherin’ shumë ndryshe sot/ Nuk e keni parë më parë

Këto ditë është thënë se këtë ‘Prime’ do të bëhen pjesë dy banorë të rinj e të gjithë kanë nisur aludimet se kush mund të jenë.

Ditën e sotme Arbana e ka ripostuar promon dhe ka shkruar disa fjalë, ku na ka bërë akoma më shumë kuriozë dhe se mendohet të ketë më shumë se 2 hyrje të reja. Sa hyrje thatë juve?

Po është e vërtetë që do ketë më shumë se dy banorë të rinj, do jenë plot 6 hyrje të reja. Lajmin e konfirmoi vetë Arbana në fillim të natës së sotme.

Një ndër emrat e përfolur është ish-konkurrenten e “Përputhen”, Antoneta Koçin.Antoneta u bë e njohur nga “Përputhen” e më pas ka marrë pjesë si e ftuar në disa programe televizive.

Një tjetër emër është edhe ai i Shqipes, gjithashtu ish-konkurrente e “Përputhen”. Ndërkohë edhe aktori Elvis Pupa, prej kohësh është përfolur për t’u bërë pjesë e lojës.

Javën e shkuar, vetë aktori u duk sikur e pranoi lajmin, duke bërë me dije se do të bëhej pjesë e lojës për të sjellë pak humor dhe jo për ta fituar.

MË TË LEXUARAT

To Top