Rozë

Pas largimit nga shtëpia e ‘Big Brother’, Ermiona flet troç: Jam mësuar të jetoj me macen jo me 13 veta

Ermiona Lekbello ka folur pas largimit nga Big Brother VIP Albania. Ajo në Prime-n e sotëm ka folur me moderatoren Arbana Osmani, për eksperiencën e saj brenda shtëpisë më të famshme në Shqipëri.

Ermiona ka deklaruar se nuk ka qenë e emocionuar para hyrjes në Big Brother.“Kam qenë ndoshta në emocion, jo pse do të dilja sërish në skenë, por se do të jetoja brenda me 12 persona.

Ermiona: Falenderoj shqiptarët kudo ku janë në botë, për të gjithë mbështetjen dhe dashurinë. Ata e kuptuan Jonën. Unë qendrova 17 ditë brenda. Isha nervoze në fillim, për shkak se do jetoja me 13 veta në shtëpi.

Duhet të përballoja këta persona që nuk i njihja dhe në spektakël erdha për të bërë një sfidë me vete. Nuk do bëja asgjë ndryshe, këtë karakter kam. Pata një eksperiencë që nuk e kam provuar kurrë në jetë.

Nuk është e lehtë të qëndrosh e izoluar, sidomos për mua që jam shpirt i lirë. Sidomos me hienat që janë brenda në shtëpi.

MË TË LEXUARAT

To Top