Sabiani është banori më i ri në “Big Brother VIP”. Ai u fut mbrëmë në shtëpi për të parë nga afër raportin mes vajzës së tij dhe Kristit. Ky i fundit nuk e priti dhe aq mirë, madje u duk shumë i tensionuar.
Në një bisedë të bërë me Dean, Kristi është shprehur se prania e babait të Keisit është shumë presion si për të, ashtu dhe për Keisin.
“Nuk jam mësuar me këtë. Nuk është çështje përballimi, çështja është ça do bësh? Është shumë, është presion mbi mua dhe mbi atë vetë. Kupton? Unë jam dakord që duhet ta marr seriozisht, jam shumë dakord, por kjo është nivel tjetër. Kemi 8 ditë që jemi bashkë”, tha Kristi.
Gjatë një bisede me banorët, Sabiani komentoi lojën e vajzës së tij, e cila ka nisur që të krijojë një lidhje me Krist Aliajn. Këngëtari duket se është kundër kësaj lidhje, pasi Kristi kishte një të dashur jashtë BB VIP.
“Kjo ka qenë dilema ime, është naive. Nuk penalizoj askënd. Njerëzit janë gjej shesh bëj përshesh. Është më komplekse gjëja, nuk është kaq e thjeshtë. Edhe unë jam konfuz, më ka rënë diçka që nuk e prisja. Jam shumë i prekur”, tha Sabiani.
Ky i fundit shtoi se nuk do që të penalizojë as fëmijën e tjetrit. “Edhe ai ka një nënë dhe një baba që e shikojnë me të njëjtën dashuri që shikoj unë Keisin. Unë thashë nuk jam gogoli. Thjesht kam ardhur për vajzën time.