Luiz Ejlli është padiskutim “fenomeni’ i shtëpisë së BBV. Pas dronëve, protestave dhe pankartave sëfundmi në shtëpinë e BBV ka mbërritur edhe një helikopter me një mesazh për Luizin. Menjëherë ka ndërhyrë produksioni i cili ju ka kërkuar banorëve që të futen menjëherë në shtëpi.
Nderkohe Dashuria e Luiz Ejllit për Kiara Titon, sipas këngëtarit ka lindur që me 24 dhjetor 2022, nata kur u bë pjesë e ‘Big Brother VIP Albania’.
Sipas Luizit, atë natë ai u dashurua me shikim të parë me moderatoren, të cilën e cilëson si femrën më të bukur që ia kanë parë sytë.
Lidhja e tyre nuk nisi menjëherë, por u desh të kalonte 1 muaj, që ata të dy të ishin çift. Edhe pse kanë uljet e ngritjet, Luizi dhe Kiara tregojnë se duhen e madje i qëndrojnë krah tjetrit edhe në momente të vështira.
Dasma e tyre u bë brenda shtëpisë, e duket se e kanë premtuar edhe një jashtë saj. Por para dasmës së vërtetë, Luizi ka vendosur të gdhendë në trup diçka që i përket Kiarës, firmën e saj.
Këtë dëshirë ia kërkoi sot tatuazhistit, i cili hyri brenda ‘BBV’ për t’u bërë tatuazhe banorëve. Përpos firmës së të dashurës, Luizi kërkoi edhe syrin e ‘Big Brother’ si për ta kujtuar gjithmonë këtë eksperiencë.