Rozë

(Video) S’e keni parë më parë Zonjën Eni: Atë merre dhe çoje në vend tjetër, jam më burrë se ty unë

Në tokën prej 5700 metrash katrorë që Agroni dhe familja e tij ka në pronësi, ai ka lejuar të vëllain të marrë një pjesë dhe të ndërtojë banesën e tij.

Për këtë veprim, Agroni nuk ka marrë miratimin e bashkëshortes, e cila është bashkëpronare dhe kjo është arsyeja pse Mirela e ka sjellë në “Shihemi në Gjyq”.

Çifti ka shumë problematika, të cilat janë shfaqur përgjatë rubrikës së “E Diela Shqiptare” në Tv Klan, si fakti që Mirela e aku zon Agronin se nuk e ka lejuar kurrë të shprehet lirshëm dhe të flasë. Reagimet e tij lidhur me burrërinë nxisin një thirrje të fortë të ndërmjetëses Eni Çobani.

Eni Çobani: Zoti Agron, edhe njëherë po të bëj thirrje.

Agron: Si të dua unë e bëj ligjin. Për sa kohë që kam këtë unë, nuk merr dot pronë ajo.

Eni Çobani: Çfarë po tund aty?

Agron: Po nxori certifikatë vetë ajo, hallall.

Eni Çobani: Ja shikoni, 7501. Kjo ishte pushteti dhe fuqia që ky ligj i mbrapshtë i dha këtyre lloj burrave. Po ti s’je pronar ore zotëri! Po ta them unë, dëgjoje mirë, të gjithë burrat si ty, kaq po të them.

Agron: Këtu jam unë.

Eni Çobani: Atë emrin aty mbaje, çoje bashkë me Shpëtimin atje në ndonjë vend tjetër dhe pronar është edhe ti, edhe kjo, janë dhe fëmijët e tu. Kaq!

Agron: Jam, jam.

Eni Çobani: Dhe kaq zotëri. Jo burrë t’i thuash vetes ti, po unë jam më shumë burrë se sa ty! Jam më shumë burrë se sa ty se ti nuk më njeh! Nuk më njeh ti mua! Dëgjo tani këtu!

Agroni tenton të braktisë studion dhe përpiqet të heqë mikrofonin. Ai vazhdon të replikojë ndaj Çobanit dhe i thotë të merret me Mirelën.

Agron: Merru, merru.

Eni Çobani: Do merrem dhe me atë dhe me ty! Dhe me të gjithë burrat si ty!

Agron: Ajo budallaçkë moj!

Eni Çobani: 32 vjet! Të mbash një burrë 32 vjet, të bësh fëmijë, t’i shërbesh, të të shtypë e shiko se si flet sot!/tvklan.al

Për më shumë mund të ndiqni videon e plote.

MË TË LEXUARAT

To Top