Kiara dhe Olta kanë patur një debat me njëra-tjetrën ditën e djeshme. Kiarës nuk i ka pëlqyer aspak fjala kollovar që Olta ka përdorur për Luizin.
Pjesë nga debati:
Olta: Kollovar do shkosh
Kiara: Nuk është kollovar
Olta: Nuk di gjë unë, kur çohen rrobat tek shtëpia e gruas, kollovar quhesh
Kiara: Po ty ç’të duhet njëherë. Kur të fitojë Big Brotherin ai do e blejë shtëpinë, mos ja qaj hallin ti
Olta: Kiara pse të djeg ty?
Kiara: Unë e di me çfarë tendence i thua fjalët
Olta: Ç’tendencë moj, shumë e qartë ishte
Kiara: I thua gjërat për t’i acaruar njerëzit
Olta: Aman se s’jemi marr vesh ndonjëherë ne të dyja
Kiara: Jo mi jemi marrë vesh shumë mirë
Olta: Kur flasim si njerëz merremi vesh, por ti herë pas here zgjohesh dhe do të luash, aty s’merremi vesh
‘Kollovar do shkosh’, Kiara i kthehet keq Oltës:
Kiara: Unë s’luaj fare me ty të them të drejtën. S’kam loz asnjëherë, thjesht ça kam pas t’i kam thënë. Ti i ke marrë si provokime. Mbaj vendin që të takon, kaq po të them unë. Mos thuaj jo kollovari, jo… se këto gjëra s’ti toleroj as unë, as Luizi
Olta: O Kiara ça halli ke se s’po të kuptoj?
Kiara: Mos fol pra, ç’të duhet ty ku i çon ai rrobat?
Olta: Unë them çfarë të dua o goc!
Kiara: Këto janë muhabete personale
Olta: Muhabete personale përpara kamerave?
Kiara: Personale janë, kur bëhet fjalë për shtëpinë time jashtë personale janë Olta!