Rozë

Arbana prek me rrëfimin: Ndihem shumë në faj për ‘Big Brother’

Arbana Osmani ka dhënë një intervistë për Argjirën dhe Beniadën për emisionin “E diell”, pak para nisjes së spektaklit.

Arbana rrëfehet për Big Brother: Ndihem në faj

Teksa grimohej, Arbana u tregoi vajzave se nuk është shumë detajiste dhe ia lë në dorë profesionistëve si makeup-in edhe veshjen.

E pyetur nga Beniada sesi e ekuilibron raportin punë-familje, Arbana u përgjigj se tek kjo pjesë ndihet në faj që nuk kalon dot shumë kohë me fëmijët sa herë nis Big Brother.

“Po flisja dje me një mikeshën time dhe po i thoja që ndihem shumë keq, ndihem shumë në faj realisht kur fillon Big Brother sepse harxhoj shumë pak kohë me fëmijët.

Ndjesia e fajit tek nëna është edhe tek gratë që nuk punojnë, por rrinë gjatë gjithë kohës me fëmijët dhe pastaj rrinë në telefon dhe pendohen pse e harxhuan kohën në telefon ose pse pashë telenovelën dhe nuk e kam mendjen, kështu që unë mendoj gratë nuk shpëtojnë asnjëherë nga ndjesitë e fajit. Por thjesht ta duan pak më shumë veten, jetën e tyre dhe pavarësinë e tyre”, tha Arbana teksa këshilloi edhe Argjirën, edhe Beniadën të bëhen nëna sepse është ndjesia më e bukur që do përjetojnë.

Arbana rrëfehet për Big Brother: Ndihem në faj

MË TË LEXUARAT

To Top