Sabiani i ka kërkuar në mënyrë jo të drejtpërdrejtë Kristit të mos merret me Keisin. Ata kanë folur veçmas të tjerëve në oborr dhe në një moment Sabiani i tha Kristit se ai ka objektiva të tjera për jetën dhe nuk është si Luizi që e kishte vënë si pikësynim që do gjente në Big Brother vajzën me të cilën do kalojë jetën.
Sabiani ia tha Kristit këtë gjë dy herë, fillimisht teksa pranë tyre ndodhej edhe Keisi me Luizin, e më vonë edhe larg tyre.
Biseda në oborr:
Kristi: Mua më pëlqen që unë dhe Keisi kuptohemi shumë mirë. Sabiani po të shihte që mes nesh ka ndonjë problem do kishte marrë masat e duhura
Sabiani: Ku e dimë ne objektivin e Kristit. Ka plane të tjera për jetën, prandaj në një reality show nuk mund të vendosësh për të ardhmen.
Sabiani i kërkon Kristit të mos merret me Keisin: Ti ke plane të
Sabiani flet me Kristin veçmas: Të thashë ti ke plane të tjera për jetën, kur e vendose ti…mos shiko Luizin se ai hyri me atë pikësynim, do gjej një vajzë të mirë…