Keisi është përlotur sot gjatë një bisede me të atin. Sabiani i tha të bijës se ai nuk ka qenë ndonjëherë kundër lidhjeve, sepse nuk mund të ndërhyjë aq shumë tek ajo, por ka faktorë të tjerë.
Keisi nga ana tjetër u shpreh se e kupton shqetësimin e tij. Sabiani: Kam qenë ndonjëherë kundra lidhjeve unë? Do gomarin ti? Ça do bëj unë?
Keisi: Nuk ka lidhje fare, nuk e kuptojnë këta ku është thelbi. Sabiani: Nuk kam pse t’ja sqaroj këtyre. Keisi: Nuk e kuptojnë fare.
Sabiani: Edhe princin e Monakos të marrësh, babin do e kesh në krah, ajo është gjë që do ndodhi, janë gjëra të tjera që… Keisi: I di, i di të gjitha, ti e di tipin tim.
Sabiani është një nga 6 banorët që hynë në shtëpinë e Big Brother në spektaklin e së shtunës. Hyrja e tij “tronditi” Kristin, i cili sapo kishte filluar romancën me vajzën e Sabianit, Keisin.
Sabiani ka shprehur mospëlqimin e tij për marrëdhënien e Keisit me Kristin. Sakq gjatë një diskutimi dje me Kristin dhe Keisin, Sabiani ka thënë se të tre do të flasin gjerë e gjatë pas spektaklit të së martës.
Por aspak dakord me këtë situatë shprehet nëna e Kristi, reagimi i të cilës është siguruar nga Albeu.com. Ajo shprehet se fëmijët pajisen me edukatë për tu bërë të pavarur dhe të bëjnë zgjedhjet e tyre në jetë, pra ndryshe nga Sabiani që po ndërhyn në zgjedhjet e vajzës së tij.