Luizi i është shprehur Kristit se atë e do në finale. Ai ka bërë dy parashikime, njëra ishte lista me personat që i do emocionalisht dhe sipas logjikës.
Luizi: Krist a e ke rrugtimin e gjatë, jashë flasim. Luizi: Të kam thënë të dua në finale. Kristi: Po ti s’më vure në finale! Luizi: Jo, të vura, thashë . Kë du, thashë du Kristin, Kiarën dhe Kejsin. Ndërsa me llogari thashë, do jem unë, Visi…Luizi: Jo Sabi s’e përballon, po ike ti, ikën dhe ai.
Një fjalë e thënë nga Kiara Tito ka mjaftuar që Luiz Ejlli të ndihet mirë dhe këtë situatë ta bisedonte me Sabianin. Teksa këngëtari ka kërkuar të zhvendosë rrobat e tij të dimrit, ka ndërhyrë moderatorja duke i thënë se mund t’i dërgojnë tek shtëpia e saj.
Kaq ka mjaftuar që Luizi të “ëndërrojë” që Kiara me të vërtetë ka qëllime serioze dhe gjithë marrëdhënien që kanë krijuar brenda shtëpisë do ta zhvillojë qetësisht jashtë.