Modelja dhe gazetarja Jori Delli është kthyer në një nga banoret më të komentuara të Big Brother VIP, për shkak të afrimitetit të saj me Luizin.
Ky afrimitet po komentohet shumë dhe si një flirt. Për këtë ka reaguar edhe Beniada Nishani, e cila e ka mikeshë Jorin dhe e njeh mirë.
Ajo u pyet rreth mendimit të saj për marrëdhënien e Luizit me Jorin dhe preferoi të përgjigjet me një rast që ka ndodhur në shtëpi, ku këngëtari i dhuroi një trëndafil modeles. Beniada shtoi se Jori nuk ka asnjë qëllim “të trazojë” Luizin, apo marrëdhënien e tij me Kiarën.
“Luizi i dha një trëndafil Jorit dhe ajo i tha “ky trëndafil ka aromën e Kiarës”, tani se çfarë po bën, nuk e di. Unë nuk mendoj se Jori ka hyrë me atë qëllim, që të “tr ullosë” Luizin. Koha do ta tregojë se është një vajzë shumë e shkathët dhe me zemër shumë të madhe”, tha Beniada tek “Procesi Sportiv”.