Rozë

Qan me të madhe kur takoi nënën, Olta: Më merr se dua të iki nga këtu

Mbrëmja e sotme ishte shumë emocionuese për Oltën. Aktorja u surprizua nga e ëma, të cilës i kishte shkruar dhe një letër shumë të ndjerë për 8 Mars.

'Dua të iki', Olta takon të ëmën dhe mes

Ajo shpërtheu në lot si ku rrë më parë teksa mes ngashërimeve i tha të ëmës: Dua të iki. Mirëpo e ëma i dha kurajo për të vazhduar dhe i tha se duan ta shohin në finale.

Olta: Dua të iki

E ëma: Jo përse të ikësh? Ti ke ardhur deri këtu, je e fortë. Në asnjë mënyrë.

(Olta qan me ngashërim): U çmenda

E ëma: Nuk je çmendur, ne jemi të gjithë mirë.

Olta: Si është djali?

E ëma: Amari është mirë

Olta: Po Dori?

E ëma: Dhe Dori

Olta: Më do?

E ëma: Të do shumë, Dori ia do kokën lart Oltës, nuk ka lëkundje dhe të duam në finale

Olta: Ai do që unë të rri deri në fund?

E ëma: Deri në fund

Olta: Unë thashë se do më thoshte “dil”. Atij i pëlqen sjellja ime?

E ëma: I pëlqen çdo gjë, je shumë mirë, vazhdo si je.

Olta: Po babi si është?

E ëma: Shumë mirë, të ndjekim gjithë kohës.

'Dua të iki', Olta takon të ëmën dhe mes

MË TË LEXUARAT

To Top