Rozë

(Video) Elvis Pupa e tregon: Kur erdha në Shqipëri rregullova gjumin

I qetë, me humor, karakter pa “gjemba”, kështu është shfaqur Elvis Pupa në shtëpinë e Big Brother VIP këtë javën e parë të qëndrimit të tij aty brenda.

Ai ka kënduar e treguar baracaleta me banorët duke i bërë të qeshin me gjithë zemër. Në videon më poshtë, Elvisi tregon një barcaletë dhe banorët qeshin njëzëri.

Ai e tha qartë para se të futej në shtëpi, që nuk po futet për të fituar. Gjithashtu Elvisi ka thënë se e ka të qartë që formati BBV nuk ka lidhje me profesionin e tij.

“Kjo është siç je në jetë”, ka thënë Elvisi disa herë, duke biseduar me banorët. Ai ka qenë miqësor me të gjithë.

Ditët e para Elvisi mezi po stabilizonte gjumin pasi ai kishte udhëtuar nga Australia dhe kur këtu është natë, atje është ditë dhe anasjelltas.

MË TË LEXUARAT

To Top