Si avantazh për liderin e shtëpisë, Kiarës iu dha e drejta për informacion nga jashtë.
Asaj iu tregua një klip me informacione për të nga tituj portalesh dhe media të ndryshme. Kiara nuk e priti mirë këtë informacion, prej fjalëve që tha Efi.
Arbana, Zhaklina dhe Arbër Hajdari i kanë thënë se duhet të marrë këtë anën pozitive. Arbëri tha se ka bërë gabime që ndodhin në çdo çift.
Ai tha:
Kjo është Kiara që do Luizi. Mos e gjykoni. Mos bëni fushtata ta ofendoni.
Gjithashtu Kiarës u përmend edhe ish i dashuri, Butrint Ymeri.