Rrjetet sociale janë të mbushura këto muaj me fragmente nga “Big Brother VIP”, ku përtej Prime-t ndajnë edhe momente që ndoshta nuk do viheshin re.
Së fundmi është bërë viral një moment nga spektakli i mbrëmjes së djeshme, ku si asnjëherë 3 të nominuarit u ftuan në studion e BBV për tu përcjellë vendimin e të eliminuarit.
Teksa po linin shtëpinë për herë të parë pas 75 ditësh, banorët po përshëndeteshin me konkurrentët e tyre. Por teksa në rradhë Olta po përqafonte Qetsorin, ai ka refuzuar këtë përqafim duke u shprehur: Hë mo se kthehesh ti.
Olta u surprizua mbrëmjen e djeshme nga ardhja e të ëmës së saj brenda shtëpisë së BBV, nje takim shume i perzemert dhe emocionues.
Teksa kishte një takim shumë emocionues ajo i dha kurajë vajzës së saj të jetë e fortë dhe të vazhdojë lojën e saj deri në fund.
Duket se kjo surprizë e ka prekur thellësisht Oltën e cila nuk i ka ndalur lotët, teksa i ka dhënë gjiithashtu edhe fuqi për të vazhduar lojën.