Pak ditë më parë Kiara pësoi humbje të ndjekësve në Instagram, pas situatës së krijuar me Luizin. Fansat e Luizit duket se u ‘h akmorrën’ ndaj moderatores duke i bërë ‘unfollow’.
Por mbrëmjen e kaluar, Kiara pati avantazh në lojë si lidere e shtëpisë, duke marrë informacione nga jashtë. Ajo u vendos në një pozitë tejet të vështirë dhe kjo ka ngjallur shumë reagime.
Pas kësaj situate, e cila ishte jo edhe aq e lehtë, duket se fansat e Luizit e kanë shpërblyer moderatoren me kthimin e ndjekësve. Ajo brenda natës ka arritur të rikthejë plotë gjashtë mijë ndjekës.