Çiljeta Xhilaga dhe Alban Hoxha janë bashkë prej më shumë se 6 vjetësh dhe tanimë lidhja është konsoliduar aq shumë saqë ajo s’do ta mendonte dot jetën pa të.
Historia e Çiljeta Xhilagës me Alban Hoxhën nuk është një lidhje e zakonshme, duke qenë se ata kanë bashkëjetuar bashkë me fëmijët e tyre nga lidhjet e mëparshme, duke vendosur ta njohin njëri-tjetrin kështu.
Çiljeta është nënë e një djali, Fernandos i cili është rreth dy vite më i madhe se djali i Albanit, Beko. Sot në 8 Mars ajo ka marrë një surprizë nga Fernando dhe Beko të cilët Çiljeta prej kohësh i quan të dy njësojë, çunat e mi.
“Faleminderit dy çunat e mi, dy dashuri. Beko dhe Nando”, shkruan këngëtarja në InstaStory.