Rozë

Kishin një histori bashkë, Nita dhe Shpati debatojnë keq: Kë do më shumë mua apo Dean

Shpati dhe Nita kanë pasur një debat mjaft të fortë mbrëmë pas përfundimit të spektaklit të “Big Brother VIP”. Duket se Shpati nuk e ka pritur aspak mirë që Nita nuk e shpëtoi atë nga zinxhiri i nominimit, ku ajo tha emrin e Fotinisë.

Madje edhe disa prej banorëve janë habitur me zgjedhjen e Nitës. E duke qenë se asnjë nuk tha emrin e Shpatit, as Dea Mishel, e cila ka shprehur një simpati për të, ai është në nominim me Luizi, Elvisin dhe Antonetën.

Sa i përket debatit, Nita i tha Shpatit se pse pyet vetëm atë se pse nuk e shpëtoi dhe nuk pyet Dean, me të cilën edhe është puthur. Në fakt ata nuk janë puthur me të vërtetë, por ishte një lojë e tyre dhe Jorit për banorët.

Nita: Për pesë ditë keni krijuar një marrëdhënie. Shpati: Ti nëse unë puth dikë, ti mua më shkel si shok. Nita: Jo nuk të shkeli, pse nuk të zgjodhi ajo? Shpati: Nita je shumë gabim. Nita: Pse nuk të zgjodhi ajo?

Shpati: Po lëre atë se nuk dua të merrem, nuk është askush për mua. Me ty e kam direkt. Shumë kot je duke folur. Veç nëse është dikush budalla mos të kuptojë. Shpati: Seriozisht. Asnjë tjetër nuk njoh këtu përveç teje. Nëse dikush do më kishte zgjedhur, emrin jot ka qenë i pari.

Nita: Dea pse nuk e ke zgjedhur Shpatin? Nita: A e ke folur privatisht dhe me mua po flet këtu para të gjithëve. Kë ke shoqe më shumë? Pse nuk fole në privat edhe me mua? Shpati: Se nuk erdhe të më pyesje mua se pse e puthe Dean, pyete të gjithë vetëm mua jo. Nita: Po ça të pyes, të kisha pyetur të nesërmen. Kush tu afrua sot kur ishe i mërzitur, kush ishte personi i parë?

MË TË LEXUARAT

To Top