Pasditen e sotme në orën 16:00 do të përcillet për në banesën e fundit 19-vjeçari Klevis Ruçaj që ndërroi jetë mbrëmjen e djeshme në Tiranë.
Ai ishte në timon në drejtimin e makinës tip “Audi” kur si pa sojë e shpejtësisë fluturoi nga mbikalimi në Sauk duke rënë mbi kofanon e një tjetër makine, tip “Honda”.
Makina është shkërrmoqur plotësisht. Dy vajzat Erisilda Abedini 22 vjeçe dhe Sikela Përroj 23 vjeçe humbën jetën në vend, ndërsa i riu në spital pak orë më pas .Klevis Ruçaj ishte me origjinë nga Fieri. Familja ka hapur dyert e mortit.
Nga kqyrja e regjistrit të gjobave rezulton se 20-vjeçari i cili është pajisur me patentë në vitin 2021 ka një sërë shkeljesh rrugore për shpejtësi dhe për përdorim të telefonit gjatë dejtimit të mjetit.