Në një bisedë të zhvilluar ditën e sotme mes Luizit dhe Kiarës në dhomën e ndenjes duket se janë bërë premtime të mëdha. Me siguri Luizi ka thënë se çifti do të jetë në finale teksa këngëtari dëshiron që t’ja jap çmimin e madh të dashurës së tij.
Luizi: Tani unë dhe ti jemi në finale, që të dy dhe e fiton ti. Kiara: Ç’pate Lui? Luizi: Kam vendosur me ta dhënë ty, sepse të dua shumë për Zotin. E meriton. Kiara: Po ik o Lui, ik.
Nderkohe sot në “Ftesë në 5” me Bieta Sulon u komentuan hyrjet e reja në shtëpinë e “Big Brother VIP”. Të ftuarit u ndalën te Jori Delli, modelja që është kthyer në kryefjalë të këtyre ditëve për shkak të ngacmimeve me Luizin.“Unë shoh që ka shumë kimi mes atyre të dyve”, tha Sotira Jankulla, një deklaratë për të cilën ra dakord edhe Albatros Rexhaj.