Dh* na verbale në rrjetet sociale, veçanërisht dërguar vajzave dhe grave, është ndër problemet kryesore të shoqërisë sonë. Aktivistja Zhaklin Lekatari ka reaguar vazhdimisht, duke dën uar fenomenin e urre jtjes në internet.
Këtë të enjte në “Ftesë në 5”, Lekatari u përball hapur me dhu .ën verbale që merr, duke treguar cilat janë ofendimet më të shpeshta drejtuar saj. Manekinin në studio, aktivistja dhe opinionistja e “Big Brother VIP” e veshi me disa nga këto fyerje”
“Mi hal esh”, “O plehrë”, “Dr*gm*ne”, “Ku**ë”, “E degjene ruar”, “Kuçedër e zezë sketerrë”, “Ty u dashka me të mb*t”, “Qurrashe e dë shtuar”, “Ty as familja nuk të do”.
Ofendimet më të mëdha në rrjetet sociale i drejtohen grave dhe vijnë nga profilet false, që i kanë pikërisht vajzat dhe gratë, u shpreh Lekatari. “Vajzat dhe gratë duhet të identifikojnë që këto sjellje nuk janë normale. Vuajmë se mbajmë qëndrime të ndryshme nga ato të audiencës”.
E pyetur nëse i den oncon kër cënimet që merr, aktivistja thotë se inbox-i i saj është i mbushur plot: “Kë të padis më parë. Kam qindra mesazhe, padis ata që më marrin në celularin tim privat ose kur shoh se vihet në rr ezik jeta e familjarëve të mi për shkak të punës që unë bëj”.
Aktivistja rrëfen momentet e vështira dhe thotë se shkon vazhdimisht te psikologu apo psikiatri, pasi është e vetëdijshme se akuzat dhe ofendimet që merr të lënë trauma. “Kam qarë një natë, fjeta herët, nuk flisja dot me njeri. Të lënë tra uma. Unë shkoj te psi kologu, shkoj te ps ikiatri”.