Rozë

E ëma e Kiarës feston datëlindjen, Luizi e uron në mënyrën më speciale vjehrrën

Nëna e Luizit dhe nëna e Kiarës i kanë ditëlindjet me vetëm një ditë diferencë. Prandaj nëse dje Kiara uroi vjehrrën nga shtëpia e Big Brother VIP, sot ishte rradha e Luizit.“Mami i Kiarës, zonja Blerta Tito, edhe 100”, ka uruar Luizi duke e ndjekur edhe banorët e tjerë me urime.

Kujtojm se vetëm pak javë më parë në shtëpinë e Big Brother VIP, Kiara u surprizua nga babai i cili i dha të bijës një konfimim për partnerin dhe gjithashtu pati edhe një takim mjaft sportiv me Luizin.

Një ditë më parë teksa ishin duke qëndruar në oborrin e shtëpisë një grup banorësh, mes tyre Luizi dhe Kiara, ky i fundit ka treguar që në 9 mars ka ditëlindjen mamaja e tij.

Teksa ishte duke ia thënë këtë gjë veçanërisht Kiarës, reagimi i saj ishte epik.Duke mos shprehur asnjë shenjë interesi, dhe pasi Luizi i kishte thirrur dy herë për t’i kushtuar vëmendje, përgjigja e Kiarës ishte shumë e ftohtë.

Pjëse nga biseda: Luizi: Në 9 mars të ka ditëlindjen vjehrra Kiara! Kiara: Okej! Ndërkohë bëjmë me dije se të gjithë banorët e tjerë i janë afruar Luizit për të uruar për ditëlindjen e nënës së tij. Luizi e ka shprehur disa herë brenda “BBV” se fitorja e këtij formati ishte qëllimi i tij kryesor, por gjithçka ndryshoi kur ai u njoh me Kiarën.

Pyetja e të gjithëve ishte se kush është më e rëndësishme për Luizin, Kiara apo loja dhe këngëtari ka krijuar konfuzion me përgjigjet e tij. Ai ka deklaruar se “Kiara është fitorja e tij”, ndërsa në një moment Luizi zgjodhi lojën përpara moderatores.

MË TË LEXUARAT

To Top