Luiz Ejlli po vazhdon rrugëtimin në Big Brother VIP Albania si një prej pretendentëve kryesor për të fituar çmimin e madh ndersa ka thyer te gjitha rekordet e shikueshmeris.
Por, ndonëse është padyshim njëri prej banorëve më të dashur për publikun për shkak të humorit të tij, pozitiviteti dhe ngacmimeve që iu bën konkurrentëve të tjerë, ai nuk mendon se do ta fitoj BBVA-në.
Në një diskutim me banorët e tjetër, Luizi ditën e djeshme (e enjte) ka treguar edhe pse e mendon një gjë të tillë. “Pse mendoj që nuk do ta fitoj sepse nuk jam imazhi i duhur që iu duhet shqiptarëve”, ka thënë Ejlli.
Këngëtari shkodran ndërkohë gjatë periudhe që gjendet brenda shtëpisë së famshme dhe larg çdo informacionin nga jashtë ka arritur suksese të madh në rrjetet sociale.
Ndonëse disa herë është shprehur se nuk ka llogari të Instagramit dhe se një në emër të tij është hapur pas hyrjes së tij në BBVA, ai tashmë ka grumbulluar mbi gjysmë milion ndjekës. Luizi është po ashtu një emër që është bërë viral edhe në rrjetin tjetër social TikTok me më shumë se tre miliardë shikime.