Rozë

Paska vuajtur/ Luizi ka bërë edhe këtë punë për të fituar para

Luiz Ejlli gjatë bisedave në “Big Brother VIP” nuk ka shmangur pa treguar edhe eksperiencën në edicionin e dytë në “Ethet e së premtes mbrëma” në vitin 2004, teksa bashkë me të ishin edhe këngëtaret e njohura si Samanta Karavella, Teuta Kurti, Vesa Luma, Rona Nishliu dhe Kamela Islamaj.

Së fundmi, në rrjetet sociale po qarkullojnë pamjet ku Luizi shfaqet si kuzhinier teksa përgatit picat dhe duket se pamjet janë pikërisht nga eksperienca e tij në “Ethet e së premtes mbrëma”.

Nga videoja duket se Luizi po e përgatit picën për Samanta Karavellën, teksa shihen edhe fytyra të njohura publike siç është Rona Nishliu.SHIH VIDEON

Me pjesëmarrjen në BBV, Luizi është kthyer në një fenomen në mbarë trojet shqiptare dhe fama e tij ka arritur majat, gjë që as ai vetë nuk e imagjinonte.

Luizi është padyshim fituesi i këtij sezoni në BBV, pavarësisht tentativave të shumta të produksionit për ta ulur imazhin e tij disa herë.

MË TË LEXUARAT

To Top