Gjatë një bisede me Luizin, Kristi ka deklaruar se ndjesia që ka krijuar me Keisin nuk është dashuri. Ai tha se deri tani është vetëm interes romantik mes tyre.
Kristi: Marrëdhënia jonë është parë me sy tjetër
Luizi: Ty të lind dashuria vetëm kur ke uri?
Kristi: Mua më lind interesi kur vjen momenti.
Luizi: A ka ardhur ky moment që të thuash “jam i dashuruar”?
Kristi e thotë troç: Kjo me Keisin nuk është dashuri
Kristi: Jo, për dashuri për mua është shumë gjë serioze. Nuk jam i dashuruar. Gjithmonë ke potencial për të dashuruar se dashuria është kudo. Për të thënë që unë kam dashuri romantike me Keisin është shumë herët. Është shumë herët! Unë i jap vlerë dashurisë. Unë me Keisin po shkojmë shumë mirë me njohjen që kemi me njëri-tjetrin. Kemi shumë interes romantik dhe unë jam i sigurt se nëse vazhdojmë kështu mund të krijojmë një marrëdhënie shumë të bukur ku bën pjesë dhe dashuria.