Jori Delli dhe Luiz Ejlli dukej se po krijonin një miqësi të bukur me njëri-tjetrin. Por pa kaluar shumë ditë, duket se kjo miqësi po prishet.
Luizi i ka thënë Jorit se për të nuk është më mikja e tij dhe se do ta eliminojë nga shtëpia, kjo pasi këngëtari nuk ia fal dot gabimet që ajo ka bërë. Gabimi i parë për të ishte që bëri pjesë edhe Luizit tek një shaka që u bëri banorëve të tjerë dhe i dyti që përmendi ish-të dashurin e Kiarës, këngëtarin Butrint Imeri. Edhe pse Jori shprehet se nuk e ka bërë me qëllim të keq, për Luizin kjo tashmë nuk vlen më.
Së fundmi ai i tha modeles me ironi se do i kërkojë Big-it t’i vendosin këngën e Butrintit: “Edhe pak do vendosin këngë dhe do i them Vëllait të Madh ta vendosin për qejf të Jorit atë këngën. Ti kërceje dhe kam dëshirë të të shoh të lumtur. Meqenëse nuk e shoh se do rrish gjatë këtu, ta shijosh”.
Në këto momente Luizi u largua dhe Jori pyet Kiarën nëse i ka thënë ndonjë gjë për këtë. Modelja shton se i vjen keq që ai e ka marrë në këtë mënyrë.