Rozë

Ka shkuar në shtëpi zarfi i zi, Olta Gixhari ka thyer rregullat dhe mund të largohet sonte

Këtë pasdite ka mbërritur një zarf i zi në shtëpinë e “Big Brother Vip” për aktoren Olta Gixhari. Përpara leximit të vendimit që kishte marrë produksioni, banorët panë një klip përmbledhës për të kuptuar se për çfarë bëhet fjalë.

Në klip u vendosën disa video të Olta Gixharit kur ajo hidhte ak uza për produksionin dhe vendimet e marra nga “Vëllai i Madh.” Klipi tregoi disa fragmente për të cilat nuk ishte folur asnjëherë më parë, ku Olta ak uzon produksionin se “bashkëpunon” apo mbron Luizin, si dhe aludimet e aktores në lidhje me fitoren e çiftit Luiz-Dea në “Dancing With Big Brother.”

Në klip nuk mungoi as videoja e bërë virale së fundmi, ku Olta bisedon me Qetsorin në kuzhinë dhe në një moment i thotë se do të shkojë te dhoma e rrëfimit që “të mos i kapë kamera”. Ktëo ishin vetëm disa, nga rastet kur Olta ka ak uzuar produksionin dhe ka ngritur aludime për “bashkëpunim” me “Vëllain e Madh.”

Por, vendimi i “Big Brother” në lidhje me rregullat e thyera nga Olta, la për të dëshiruar. Në zarfin e zi, thuehej se ky është paralajmërimi i fundit për banorët në lidhje me ak uzat e tyre ndaj produksionit. Duke patur parasysh dy zarfet e zinj që kanë mbërritur më herët, nga të cilët u el iminuan dy banore, “dëni mi” për Oltën po cilësohet “i lehtë.”

VENDIMI I PLOTË:

Deri tani jeni toleruar sepse “Big Brother” ka mirëkuptuar herë pas here gjendjen tuaj emocionale, por duke bërë komente të tilla në mënyrë të vazhdueshme keni vënë në diskutim seriozitetin e programit dhe keni cën uar imazhin dhe punën e palodhshme të qindra personave. “Big Brother” nuk është me asnjë dhe është me të gjithë ju. Këtu funksionojnë rregullat dhe gjithçka është transparente. Keqinterpretimi që i bëni publikut për të përfituar në lojën tuaj, është i dënu eshëm. Ky është paralajmërimi i fundit që merrni në lidhje me a kuzat ndaj punës së “Big Brother” apo hamendësimit për bashkëpunim me “Vëllain e Madh” me lojën tuaj.

MË TË LEXUARAT

To Top