Arbana e nisi prime-ne sotëm direkt me pyetjen kush del nga katër të nominuarit që janë Luizi, Antoneta, Shpati dhe Vis Pupa.
Kur u pyetën të gjithë se kush mendojnë se del sotne dhe shumica ishin për Shpatin dhe Antonetën që ka hyrë vetëm pak ditë më parë.
Ndërkohë moment i lezetshëm ishe ndërhyrja e Deas që tha se mund të dalë edhe Luizi sonte, edhe ky i fundit që ia kthen: Ku me shku unë moj?
Një zarf i zi erdhi pasditen e sotme në “Big Brother Vip” për Olta Gixharin dhe akuzat që ajo ka hedhur shpesh ndaj produksionit të formatit.
“Dë nimi” i produksionit për Oltën ishte një paralajmërim i fundit në lidhje me këto akuza dhe sjellje të saj në shtëpi.
Kjo u diskutua edhe gjatë Prime-it të kësaj mbrëmjeje, ku moderatorja Arbana Osmani u shpreh se akuzat e Oltës janë të patolerueshme. Aktorja nga ana e saj, kërkoi ndjesë publike ndaj publikut dhe produksionit.