Olta Gixhari ka thyer shpesh rregullat duke hedhur ak uza për produksionin dhe vendimet e marra nga “Vëllai i Madh”. Sipas saj produksioni favorizon Luizin.
Mbrëmjen e sotme Arbana Osmani i tërhoqi vëmendjen Olta Gixharit duke e paralajmëruar se të tilla shkelje nuk do të tolerohen më.
“Është e patolerueshme Olta! Nga publiku jashtë priten të tilla mendime, kanë qenë gjithmonë, por jo nga ju që e dini shumë mirë si funksionojnë gjërat”, tha Arbana.
Nga ana tjetër Olta kërkoi falje dhe tha se nuk e mendon vërtetë diçka të tillë por ndikohet nga Stresi. “Nuk e mendoj vërtetë se nëse do e mendoja do kisha dalë nga kjo shtëpi”, shtoi ajo.