Rozë

Po rrinë bashkë Olta dhe Luizi, nisin komentet: Shkon më shumë me Oltën si çift se sa me Kiarën

Luiz Ejlli dhe Olta Gixhari që prej fillimit të “Big Brother Vip” janë konsideruar si dy kundërshtarë të përbetuar. Por, gjatë kësaj eksperience, “Vëllai i Madh” është kujdesur që t’i bëjë bashkë në disa lojëra të krijuara brenda shtëpisë.

Këtë herë “Big Brother” ka kërkuar nga banorët që të qëndrojnë dyshe të veshur me një bluzë të përbashkët deri në spektaklin e ardhshëm. Si rezultat Olta dhe Luizi janë bashkë. Nëse banorët do ta fitojnë këtë provë, çmimit të madh do t’i shtohen 20.000 euro.

Olta duket se po e shijoj këtë lojë, ku pasi fjeti në të njejtin krevat me Luizin, së fundmi e ka puthur dhe perkëdhelur “kundërshtarin” e tij.“S’e pa Kiara, sa inat më erdhi…”, është shprehur aktorja dhe e ka puthur sërish që ta shihte e dashura e këngëtarit.

Kujtojmë që më herët, teksa kaluan vetëm pak minuta nga leximi i zarfit, i cili shpjegonte rregullat e lojës siameze dhe Armaldo i shkeli ato.

Njëra prej rregullave, thonte se banorët nuk janë të lejuar ta përdorin dorën që është brenda në bluzë, por duhet të vënë në përdorim vetëm atë që është jashtë saj.

Armaldo i cili po jeton si një trup i vetëm me Jorin, mori veshjet për tu ndërruar në banjë dhe për këtë gjë përdori të dyja duart. Veprimi i tij zgjati për disa minuta, duke thyer në këtë mënyrë rregullat e lojës siameze.

Kurse në rrjetet sociale kanë nisur komentet se Luizi shkon më shumë si çift me Oltën se sa me Kiarën.

MË TË LEXUARAT

To Top