Rozë

I bindur që do fitojë ‘Big Brother’, Luizi i kthehet Qetësorit: Nuk të llogaris fare unë ty!

Ish-fituesi i Big Brother vite më parë, Qetsori ka hyrë me synim të qartë në edicion. Ndonëse i njohur me këtë format dhe i shpallur fitues në edicionin e dytë të Big Brother, ai tha se ka hyrë të thyejë rekord botëror, të fitojë për të dytën herë. Ai madje u shpreh se Luizi nuk e meriton ta fitojë këtë Big Brother pasi është shumë in trigant dhe manipulator.

I pyetur nga Fotini, nëse mendon vërtetë që ai do e fitojë këtë Big Brother, Qetsori shprehu sigurinë se po, duke thënë se është shumë i përqëndruar në çdo gjë.

“Do thyej rekordin botëror, do fitoj dy Big Brother, jam shumë i përqëndruar’– u tha banorëve Qetsori, i cili nxorri mikrofonin e tij që mban numrin 1, si për të nënkuptuar se është i pari në garë.

Banorët po diskutonin sot në oborr në lidhje me noniminimet e mbrëmjes së djeshme, ku 7 banorë dolën në televotim: Qetsori, Armaldo, Fotini, Antoneta, Dea Mishel, Nita dhe Sabiani. Diskutimi i hapur nga Olta, e cila e cilësoi Qetsorin si “lojtar të fortë”, u pasua me një debat mes Luizit dhe ish-banori të “BB2”

Qetsori e quajti Luizin “të përkëdhelur”, ndërsa shtoi se ai nuk ka arritur asgjë vetë në 37 vjet, po është mbështetur nga “shoqëria.” Në fund ai i përmendi Luizit edhe Kiarën, duke i thënë që ta pyesë e të marrë informacione nga partnerja e tij për të. Kujtojmë se vetë Kiara ka shprehur më herët se njihet me Qetsorin nga jashtë, pasi ka punuar me të.

Qetsori: Ti je i përkëdhelur, asgjë nuk ke bërë me forcat e tua, 37 vjeç sillesh vërdallë. Je i përkëdhelur nga të shtëpisë, kush të ka mbështetur nga shoqëria. Akoma të gënjen mendja që je i fortë? E keni fjalë të bukur atë shprehjen “të hyptë vetja në qejf”, ti je një nga ata. Nuk ke informacion ti. Të ka thënë Kiara kush jam unë apo jo? Merr informacion.

Luizi: Çfarë kam unë për 37 vjet, ti nuk i bën për 370 vjet. Çfarë, më duhet mua për ty? Unë marr informacion për njerëzit që më intersojnë, ty nuk të llogaris fare. Bëhu gati, hajde në “Big Brother 3”.

MË TË LEXUARAT

To Top