Rozë

Bëhet premtimi i madh nga VIP-i në ‘Big Brother’: Nëse fitoj unë do u çoj me pushime në Turqi

Gjatë ditës së sotme ka pasur diskutime të shumta nga banorët dhe ish-banorët e “Big Brother VIP Kosova”, të cilët u bënë pjesë e banesës për një ditë.

Vedat Bajrami shfaqet në Big Brother VIP Kosova, pastaj bëhet banor i shtëpisë - Gazeta Express

Pikërisht sot kanë vendosur të flasin edhe se çfarë do të bënin nëse do ta fitonin çmimin e madh. Ishte aktori i njohur, Vedati ai i cili bëri një premtim banorëve duke i lënë pa fjalë.

Ai tha se nëse do ta fiton çmimin do t’i dërgoj më banorët në Turqi, për pushime, për 5 ditë.Sigurisht që oferta e tij u prit mjaft mirë nga banorët të cilët të entuziazmuar u shprehën se mund të qëndrojnë më shumë ditë.

Kujtojmë se finalja e madhe është ditën e premte, 17 mars.Në garë për çmimin e madh janë: Stresi, Juliana, Mbresa, Vedati dhe Artani.

Sot derisa banorët e Big Brother VIp Kosova ishin duke e ngrënë drekën nuk munguan shakatë nga Vedati.Në një moment Juliana ishte duke iu thënë banorëve se me Vedatin e kanë një familjare të përbashkët, dhe se janë diçka mes veti.

Vedati u shpreh me shaka: “Unë me kqyr me familje, Xhulin e kam tullusum”.Kjo gjë shkaktoi të qeshura tek banorët e tjerë.

Vedat Bajrami – banori më i ri i Big Brother VIP Kosova – Epoka e Re

MË TË LEXUARAT

To Top